Ish-Princesha Meghan Markle, pritet të fillojë biznesin e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-Princesha Meghan Markle, pritet të fillojë biznesin e saj

    Insajderi
    07 October 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meghan Markle duket se do të krijojë linjën e saj kozmetike. 40-vjeçarja thuhet se është takuar me bashkëthemeluesin e kompanisë së marketingut Guthy-Renker, Bill Guthy bashkë me Princin Harry dhe nënën e saj Doria Ragland, disa herë midis Shkurtit dhe Marsit.

    Harry dhe Meghan gjithashtu kanë udhëtuar me një avion privat në pronësi të firmës gjatë turneut të tyre të fundit në New York City , raportoi Daily Mail.

    Që atëherë ka pasur aludime se Meghan mund të nisë linjën e saj, një fushë tepër fitimprurëse.

    Personazhe të shumtë publikë e kanë parë kozmetikën si një fushë interesante për të investuar.

    Rihanna, Selena Gomez, Cindy Craëford, Jennifer Lopez, Kylie Jenner dhe Heidi Klum. Së fundmi, ka qenë dhe Ariana Grande e cila ka zbuluar se po punon për të nxjerrë në treg linjën e saj kozmetike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    24 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark