Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka shkarkuar nga pozita e rektorit Naser Sahitin në mbledhjen që u mbajtë sot.
Ish-rektori nuk pranoi të flasë para gazetarëve, kur doli nga objekti i rektoratit.
Ai tha se ka premtuar një intervistë për një televizion dhe nuk mund të japë deklarata të tjera.
“Mos pritni, nuk prononcohem. U kam premtuar që nuk pronocohem. Qaq me mirëkuptu. Jam prononcuar gjatë ditës”, u shpreh Naser Sahiti.
“U kam premtuar që nuk prononcohem, kolegë të juaj janë edhe ata. Ua kam dhanë fjalën më herët”, tha ai.