×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkarkohet rektori Sahiti, kush do ta zëvëndësoj atë?

    Insajderi
    21 October 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, sapo është shkarkuar nga detyra e tij përmes një mbledhje të thirrur nga Këshilli Drejtues i UP-së.

    Siç merr vesh Insajderi nga burimet, detyren e rektorit Sahiti tashmë do e ushtroj Luljeta Plakolli-Kasumi.

    Në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Drejtues, ish-rektori, Sahiti përmes një konference për media dje u deklarua se ky veprim është i jashtëligjshëm.

    “Kjo mbledhje është caktu ne kundërshtim me statusin. Mbledhjet  thirren nga kryesuesi në bashkëpunim me rektorin. Kjo nuk ka ndodh nuk me kanë kontatku as dakordu mu. Prandaj si e till mbledhja është kundërligjore. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që len me kuptu që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit”, ka thënë Sahiti dje.

    Ai tha se që nga vera ka pasur një tentim të ministres Nagavci për të ndërhyrë në zgjedhjen e Këshillit Drejtues duke e ndërlidhur atë me menaxhmentin.

    “Njerëzit kur donë me kry veprime të caktuara mund të trillojnë. Ne kemi pas shenja qysh në prononcimin e ministres Nagavci verës kur ajo ka provuar që këto zgjedhjet e këshillit drejtues që kanë ndodh ka tentuar me i ndërlidh sikur edhe menaxhmenti është pjesë e atyre zgjedhjeve kur botërisht dihet se kush për kë ka qenë i disponueshëm me votu. Kjo ka qenë me qëllim që kur të fillojnë punët në shtator t’I kenë votat e nevojshme për shkarkimin e menaxhemtit duke u thirrur në vlerësimin e përformancës. Nga kjo mund të nxjerrën përfundimet se sa është ministra e involvuar. Ne i kemi dërgu mesazh të qartë, nuk do lejojmë ndërhyrje dhe do të parandalojmë abuzime të ndryshme. Avancime e punësime të ndryshme I kemi bërë të qarta se nuk do të ketë” tha ai të enjten para mediave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark