Ish-reporterit britanik pamjet nga Khersoni i çliruar ia kujtojnë Kosovën e vitit 1999 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-reporterit britanik pamjet nga Khersoni i çliruar ia kujtojnë Kosovën e vitit 1999

    Insajderi
    13 November 2022 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamjet e Khersonit, qytet në Ukrainë i cili arriti të çlirohet nga rusët pas më shumë se tetë muaj luftë, ia kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy.

    Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i Sky News që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.

    “Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.

    Të premten ishte një ditë historike, pasi Rusia i tërhoqi trupat e saj plotësisht nga rajoni Kherson, duke bërë tani që edhe disa njësi të ushtrisë ukrainase të kthehen në këtë rajon.

    Khersoni është një rajon strategjik shumë i rëndësishëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark