×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Ish-sekretari dhe ish-shefi i tenderëve dënohen me burgim, mos ushtrim të funksionit e kthimin e rreth 30 mijë eurove ministrisë

Insajderi
03 October 2022 - 14:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Rreth 30 mijë detyrohen t`ia kthejnë Ministrisë së Infrastrukturës, dy ish-zyrtarët Xhelil Bekteshi e Besim Tahiri, pasi dënimit nga gjykata pasi u gjetën fajtor për “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”

Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri, ish sekretari dhe ish shefi i tenderëve në Ministrinë e Infrastrukturës u dënuan nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, me pesë vite burgim.

Bekteshi do të vuaj dënimin prej 2 vitesh burgim, ndërsa Tahiri dënimin prej 3 vitesh burgim, shkruan Gazeta Insajderi.

Përvec burgimit, dy ish-zyrtaëve iu është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratën publike në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Sipas aktgjykimit, dy të akuzuarit detyrohen që Ministrisë së Infrastrukturës t’ia kompensojnë dëmin në vlerë 29 mijë e 828 euro.

Bekteshi dhe Tahiri obligohen  që secili veç e veç të kompensojnë shumën nga 50 euro për fondin e viktimave të krimit dhe nga 50 euro për paushallin gjyqësor.

Bekteshi, si sekretar sipas aktakuzës kishte obliguar zyrtaren (arkivisten) Valentina Rexhepi që në librin e protokollit të regjistronte vendimin me të cilin ishte ndërruar kryetarja e komisionit për vlerësimin e ofertave për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N-9” segmenti Gjuregjicë-Kjevë, duke regjistruar vendimin me datën 23 maj 2016 në vend të datës reale 26 qershor 2016.

Gjithnjë sipas aktakuzës, ky ndryshim i datave ishte bërë me qëllim që tenderi t’i jepej operatorit ekonomik N.N.T “Sallahu”, i cili ishte me çmim 991 mijë e 418 euro e 19 centë, ndërsa operatorit tjetër ekonomik i cili kishte prezantuar çmim më të ulët se ky operator ishte eliminuar, shkruan Betimi për Drejtësi.

I pandehuri Tahiri akuzohej se në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit në Divizionin e Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), kishte tejkaluar kompetencat e tij duke ushtruar ndikim te kryetarja e komisionit Erza Arifi, që e njëjta ta ndërrojë raportin për vlerësimin e tenderit.

Sipas prokurorisë, Tahiri e kishte obliguar Arifin që të paraqes kërkesë me shkrim për tërheqje nga komisioni në mënyrë që të bëhej ndryshimi i vendimit të marrë dhe tenderi t’i jepej operatorit ekonomik “Sallahu” edhe pse kishte çmim më të lartë./Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark