Ish-sekretarja e Goebbels: Nuk e dija për shfarosjen e hebrenjve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ish-sekretarja e Goebbels: Nuk e dija për shfarosjen e hebrenjve

    Insajderi
    20 August 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në moshën 105-vjeçare, Brunhilde Pomsel rrëfen në një dokumentar televiziv kujtimet e fillimit të luftës dhe të rënies së Rajhut të Tretë.

    “Nuk kemi ditur asnjëherë asgjë për shfarosjen e hebrenjve. Na është mbajtur e fshehur dhe ka funksionuar”. Kështu është shprehur për “The Guardian” Brunhilde Pomsel, 105 vjeçe, ish-sekretare e ministrit të Propagandës naziste, Joseph Goebbels, ideologu i cili ishte mes arkitektëve të vendimit të ushtruar në masë nga Rajhu i Tretë, me grumbullimin në kampet e shfarosjes dhe të urrejtjes raciale.

    Sot, kujtimet e saj reflektohen në dokumentarin “German Life”, i cili për herë të parë i tregon botës një nga anët e fshehura të nacionalsocializmit.

    Vetëm me fundin e luftës, me rënien e nazizmit, mizoritë e kryera nga Rajhu i Tretë, kanë dalë në dritë. Nga viti 1942, e reja i kalonte ditët jashtë zyrës së Goebbels, me 5 sekretare të tjera.

    “Shpesh kalonin fëmijët e tij për të na takuar, diçka emocionuese”. Në pak kohë jetë që i ka mbetur “shpresoj muaj dhe jo vite”, shpreson që bota të vendosë “t’i thërrasë mendjes, jo si atëherë”.

    Tani që mbetet një nga pak të mbijetuarat e ish-stafit të hierarkut nazist, nënvizon se nuk kërkon të pastrojë ndërgjegjen me rrëfimin e saj. E lindur në Berlin në vitin 1911, që vajzë kishte punuar si sekretare për një avokat hebre dhe si daktilografiste për një nacionalist të djathtë. Në vitin 1933, një mik i Partisë nacionalsocialiste gjermane, i ofroi një punë në radio dhe në vitin 1942 transferohet në ministrinë e Kulturës dhe të Propagandës në varësi të Goebbels.

    Anëtarësohet në partinë naziste vetëm për të fituar vendin e punës në ministri. “Pse nuk duhet ta bëja? Të gjithë e bënin. I gjithë vendi sikur ishte përfshirë në një magji prej nazistëve”, – këmbëngul ajo.

    “Kisha dëshirë të punoja atje, sepse ishte një shpërblim për mua si një daktilografiste shumë e shpejtë. Notoja në para, edhe pse nuk ekzistonte asgjë për të blerë”, – thotë duke kujtuar pagën e saj të parë.

    Respektoi gjithnjë urdhrat, duk e ditur se Goebbels besonte tek ajo dhe duke respektuar atë sens bindjeje të mësuar në familje. “Në dijeni të dënimeve të pësuara nga hebrenjtë”, e përshkruan shefin e saj si një burrë “të bukur dhe të mbajtur”. Në dokumentar, Brunhilde e përshkruan Goebbels si një “delirant”, një “derr”, që në 1 maj 1945 vrau veten me gruan e tij Magda në bunkerin e Berlinit, menjëherë pasi kishte helmuar për vdekje 6 fëmijët e tij. Pra, ai burrë, “narcisist, i ftohtë si shkopi që mbante për të ecur”, ishte edhe i vetmi “intelektual i vërtetë në atë masë të rrethit të brendshëm të Hitlerit”.

    Brunhilde e konsideron veten viktimë të sistemit dhe thotë se nuk ishte e interesuar për politikën në një moment të tillë”. Rritja e nacionalsocializmit ishte një moment vërtet i tmerrshëm, “shumë njerëz në Gjermani, mezi prisnin orën që Hitelri të vinte në pushtet”.

    Kur ministria e Propagandës e rekrutoi për të punuar për Goebbels, ajo nuk mund t’i thotë “jo”. Ishte një urdhër. Pa dyshim që ishte e lumtur për punën. “Më ka pëlqyer gjithnjë të punoj me të tjerët, gratë asokohe ishin të mira dhe të zgjedhura në mënyrën e duhur”. Dhe pikërisht puna e saj e ka bërë të përjetojë ngjarje historike katastrofike.

    Brunhilde Pomsel ka përjetuar pasojat e përpjekjes së vrasjes së Hitlerit në vitin 1944 dhe ishte e detyruar së bashku me sekretaret e tjera, në vitin 1945, të largohej nga zbarkimi i Armatës së Kuqe që po hynte në Berlin. Pasi kishte arritur të shtypte me makinë në 1943-in diskutimin e famshëm të shefit të saj mbi “luftën totale”, Pomsel nuk e kishte idenë që për çfarë bëhej fjalë. “Thjesht nuk e dija, sepse nuk më interesonte. Ishte një budallallëk nga ana ime, e di”, – pranon ajo.

    E arrestuar nga rusët, Pomsel qëndroi në burg deri në fund të vitit 1950. Pasi dha disa intervista pas rikthimit të saj në Gjermani, ajo u duk entiuziazte me idenë për të rrëfyer jetën e saj në një film. “Kisha frikë, më thanë se do të përgatitnim diçka që do të qëndronte përgjithnjë, sepse gjëra të tilla duhet të regjistrohen, të mbahen kujtim. Shumë njerëz kishin folur për mua. Tani më takonte mua dhe pranova”, – shpjegon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark