Ish-ushtaraku i plagosur amerikan që kishte shërbyer në Kosovë, merr dhuratë të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ish-ushtaraku i plagosur amerikan që kishte shërbyer në Kosovë, merr dhuratë të jashtëzakonshme

    Insajderi
    12 April 2025 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veteran ushtarak i plagosur nga Karolina e Veriut ka marrë një makinë elektrike falas, falë një bashkëpunimi mes fondacionit Military Warrior Support, Wells Fargo, dhe Sunshine Chevrolet në Arden.

    Kevin Ager, ish-rreshteri i ushtrisë amerikane, që kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak, u pajis me një Chevy Equinox, transmeton Insajderi.

    Pas shërbimit, Ager ka vazhduar të ndihmojë komunitetin e tij në Fairview, duke asistuar banorët me riparime në shtëpitë e tyre.

    ”Jam në një pikë të jetës ku nuk mund të blija një makinë të re, dhe ishte fantastike të marr këtë mbështetje për të vazhduar të ndihmoj të tjerët”, tha Ager.

    ”Jam shumë mirënjohës edhe për fondacionin. Është vërtet një gjë e jashtëzakonshme”.

    Ager shtoi se kjo dhuratë do ta ndihmojë shumë për të takuar më shpesh miqtë dhe familjarët e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark