Ish-ushtari i KFOR-it në Kosovë arrestohet për vrasje të shumëfishtë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i KFOR-it në Kosovë arrestohet për vrasje të shumëfishtë

    Insajderi
    04 May 2017 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ish-ushtar i KFOR-it në Kosovë i dyshuar për krime lufte në rajonin Donbass të shkatërruar nga lufta në Ukrainë është arrestuar fundjavën e kaluar nga policia kufitare polake, por identiteti i tij është bërë publik tek të enjten pasdite.

    I arrestuar me një urdhërarrest evropian që u lëshua javë më parë për të dyshuarin ka bërë që ai të jetë i kërkuar nga Austria për ekstradim.

    Ai është 25 vjeçar, raporton DW, dhe akuzohet për “vrasjen e ushtarëve të përfshirë në luftimet në aeroportin e Donteskut”, tha një zyrtar i prokurorisë në Austri.

    I dyshuari mësohet të jetë Benjamin F që ka lindur në një fshat perëndimor austriak në Voralberg.

    Në moshën 17 vjeçare Benjamin F iu bashkua forcave të armatosura austriake në Kosovë ku më pas u ankua se pasi trupat franceze dolën në mision, austriakët qëndruan në kazerma.

    “Isha i mërzitur aq shumë saqë  më dukej më e rëndësishme vdekja”, kishte thënë ai në një intervistë, raporton Insajderi.

    Në kërkim të sfidave të rrezikshme ai ishte nisur në Somali ku u angazhua në luftën ndaj piratëve. Por dështoi në misionin e tij dhe pasi nuk mundi të regjistrohej në Legjionin e Jashtëm Francez u kthye në Austri ku punoi si roje sigurimi në Vjenë.

    Kur lufta në Ukrainën lindore krisi, Benjamin F iu bashkua grupeve guerile por as aty nuk qëndroi shumë dhe u nisë për në Siri e Irak. Megjithatë u rikthye në Ukrainë.

    “Ata shkuan në Ukrainë me një bindje nacionaliste për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë”, i ka thënë DW-së Timo Vogt një fotograf gjerman.

    Fotografi i cili kishte qëndruar me të arrestuarin shumë javë e ka përshkruar atë si një person që thjesht e adhuronte luftën, vrasjet dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me armët dhe luftimet në zonat e para./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark