×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ishim të shqetësuar për pushtim ushtarak”- revista ‘Times’ ndan bisedën nga Shtëpia e Bardhë për sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    29 February 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revista amerikane ‘Times’ në numrin e muajit mars ka zbuluar bisedën përbrenda Shtëpisë së Bardhë, ku janë zbuluar biseda përbrenda inteligjencës amerikane lidhur me shqetësimet e tyre për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit të 2023-ës.

    Siç shkruhet në revistën prestigjioze, në pasditen e 27 shtatorit, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë do të merrte një telefonatë shqetësuese nga një agjenci e intelegjencës amerikane, përcjell Gazeta Insajderi.

    Forcat serbe po grumbulloheshin përgjatë kufirit të vendit të tyre me Kosovën, ku NATO ka mbajtur “një paqe të pakëndshme” që nga lufta e 1999-ës.

    Tri ditë më parë, më shumë se forcat serbe të armatosura kishin vrarë Afrim Bunjakun, rreshterin e Policisë së Kosovës.

    “Ne ishim të shqetësuar se Serbia mund të përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

    “Drejtoria e Inteligjencës NSC redaktoi detajet sekrete të grumbullimit për të errësuar burimet dhe metodat pas inteligjencës. Më pas e dërgoi kërkesën në zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në Virxhinia Veriore përmes emailit të klasifikuar. Më 29 shtator, pas një përleshjeje dyditore për të pastruar deklasifikimin, zëdhënësi i NSC John Kirby kreu një telefonatë të paplanifikuar të Zoom me anëtarët e trupit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë”, thuhet tutje në artikull.

    “Kirby dha informacione të reja për sulmin e 24 shtatorit ndaj oficerit të policisë kosovare dhe dha lajmin për dislokimin e fundit serb, duke zbuluar se ai përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi të mekanizuara të këmbësorisë. Ndërsa mbulimi u shtua, vendet evropiane iu bashkuan SHBA-së në ushtrimin e presionit të ri diplomatik ndaj serbëve dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi një dislokim shtesë të trupave në Kosovë. Brenda pak ditësh, trupat serbe po tërhiqeshin”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark