Sot u pajtuan familja Spahiu nga fshati Gllamnik dhe familja Krasniqi nga fshati Majanc i Podujevës.
Kështu e ka bërë të ditur Kadri Kastrati, ish-komandanti i FKS-së.
Ai ka shpërndarë edhe dy fotografi në Facebook që supozohet të jenë me familjet e hasmuara deri më sot.
Kastrati uroi që “kurrë mos të ketë ngatërresa në mes të shqiptarëve”.
“E falënderoj familjen Spahiu për respektin që ma bëri mua dhe kolegëve”, u shpreh Kastrati në këtë postim.
Ai nuk ka treguar se për çfarë arsye këto dy familje kishin hyrë në hasmëri.