Insajderi
Lajme

QKMK njofton se rruga Pejë-Rozhajë është e kalueshme për kamionët

Insajderi
25 March 2026 - 16:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
QKMK njofton se rruga Pejë-Rozhajë është e kalueshme për kamionët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë – Rozhajë, në pikë kalimin kufitar Kullë, tashmë është e kalueshme për kamionët.

Kjo rrugë, siç kujton QKMK, ishte bërë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.

Njoftimi:

Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), e cila ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën  e Malit të Zi.

Për më shumë informata kontaktoni📞QKMK, në numrat:

04519800, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark