×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Ishte duke luajtur futboll, ky është 8-vjeçari shqiptar që u përplas për vdekje në Itali

    Insajderi
    05 January 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oriel Skura, është 8-vjeçari shqiptar i cili vdiq tragjikisht ditën e Krishtlindjeve, pasi u përplas nga makina në Itali, në zonën e Statale 90 afër fshatit Foggia ‘Borgo Segezia’.

    I mituri shqiptar u godit nga një makinë teksa po luante me top në anë të rrugës.

    “Orieli ishte dielli i shtëpisë dhe i familjes sonë, kishte një energji pozitive me të gjithë, përqafonte këdo që e trajtonte me përzemërsi dhe dashuri”, deklarojnë nëna Merita dhe babai Olsi.

    “Ishte një fëmijë shumë i lumtur dhe gjithmonë i buzëqeshur. I pëlqente të festonte, vallëzonte, këndonte, shijonte çdo moment të jetës së tij. Ka lënë një kujtim të bukur nga vetja kudo që shkonte, jashtë shtëpisë kishte pjekurinë e një të rrituri. Çdo ditë shkojmë në varreza, përballë në varr gjejmë gjithmonë njerëz që e vizitojnë dhe i bëjnë homazhe, miq të tij, shokë të klasës dhe shokë të shkollës e prindërit e tyre”, citohen të kenë sipas Klan Kosova prindërit e 8-vjeçarit.

    Familja me origjinë shqiptare jeton në Noicattaro, Njarja e rëndë ka tronditur jo vetëm nënën dhe babain e të miturit, por të gjithë komunitetin e qytetit në provincën e Barit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark