Dje ka vdekur një grua që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 19 maj në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Ajo ka qenë duke u trajtuar në QKUK dhe përveç saj, 6 persona tjerë ishin lënduar në aksidentin ku u përfshinë dy vetura.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET, Fsh. Gërdovc, Podujevë 19.05.2023 – 20:55. Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor.”