Insajderi
Lajme

Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari

Insajderi
12 August 2026 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, njoftoj se është arrestuar një person që ka qenë i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Ferizaj.

I arrestuari, S.I 31 vjeçar, ka qenë i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve ose materialeve narkotike”.

“Gjatë verifikimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve ose materialeve narkotike”, për të cilën ishte dënuar me 3 vite burgim. Personi S.I, 31 vjeç është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme. Pas përfundimit të procedurave ligjore, në përputhje me urdhëresën e Gjykatës, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, njoftoj policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark