Insajderi
Lajme

Ishte i dënuar për drogë dhe ishte i lirë – Policia e arreston në Gjilan

Insajderi
13 February 2026 - 15:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ishte i dënuar për drogë dhe ishte i lirë – Policia e arreston në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se sot ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burgim për vepra penale që ndërlidhen me narkotikët, shkruan Insajderi.

Arrestimi i personit me inicialet B.D. (mashkull, kosovar) është bërë gjatë ditës së sotme, më 13 shkurt 2026, si pjesë e zbatimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan për të vuajtur një dënim prej dy (2) vitesh burgim.

Vepra penale për të cilën ai ishte dënuar është “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme operative dhe hetimore, i njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.

Policia e Gjilanit ka deklaruar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj të gjithë personave që nuk u janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark