Insajderi
Ballina 5

“Ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz”, Sami Lushtaku me shokë vizitojnë Hashim Thaçin

Insajderi
04 February 2023 - 17:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz”, Sami Lushtaku me shokë vizitojnë Hashim Thaçin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sami Lushtaku i shoqëruar nga Rrahman Rama dhe Hisni Thaçi sot kanë qëndruar për vizitë në Hagë ku edhe janë takuar me Hashim Thaçin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lushtaku, i cili ka thënë se Thaçi ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz.

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!” ka shkruar Lushtaku në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark