×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte konstruktiv, diskutuam për zbatimin e marrëveshjes dhe aspekte monetare”, thotë Lajçak pas takimit me Bislimin

    Insajderi
    05 March 2024 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi ka dalë në konferencë.

    Ai ka thënë se gjatë takimit me Bislimi kanë diskutuar për marrëveshjen e arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjet dhe sistemin e pagesave, po ashtu dhe aspektin monetar.

    “Takimi ishte konstruktiv, sikurse ishte në Bruksel. Kemi pasë disa pyetje për hapat që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Kjo vizitë ishte pjesë e takimeve të rregullta që kemi pasë në takimet e shefave të delegacioneve të të dyja vendeve”, është shprehur Lajçak.

    Tutje, ai tha se është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që njerëzit të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e dinarit, andaj duhet t’i analizojmë përgjigjet.

    “Do t’i analizojmë përgjigjet për këtë çështje. Është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që njerëzit të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e valutës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark