×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ishte shpallur në kërkim nga policia, gjendet i vetvrarë ferizajasi

    Insajderi
    04 March 2023 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranaur një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete.

    Nga egzaminimet e kryera, viktima Leonard Mahmuti i moshës 30 vjeçare i cili dyshohej se kishte kryer vetëvrasje, vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjejkët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.

    Kujtojmë se Mahmuti ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës qysh nga data 28 shkurt kur ai kishte dalë nga shtëpia.

    Postimi i plotë:

    Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.

    Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .

    Vëmendje, për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark