“Ishte vëllai im, por gjithçka e ka një fund!” Arsimi reagon pasi i dha fund miqësisë me Erin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Ishte vëllai im, por gjithçka e ka një fund!” Arsimi reagon pasi i dha fund miqësisë me Erin

    Insajderi
    02 September 2021 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga miqësitë e pakta të ngushta që u krijua në “Për’puthen” ishte ajo mes Arsim Abdulit dhe Eri Agës. Dy çunat shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin dhe dukeshin të pandarë. Madje edhe realizuan një këngë së bashku.

    Por duket se gjërat nuk janë më si më parë. Pak ditë më parë ndjekësit e tyre kanë vunë re se shokët e ngushtë nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe ky është një tregues i rëndësishëm në ditët e sotme.

    Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i parë i Arsimit. Përmes një statusi në Instastory ai ka konfirmuar se i kanë dhënë fund miqësisë. Arsimi nuk ka zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre, por shkruan se “Gjithçka e ka një fund”, teksa u kërkon ndjekësve ta respektojnë Erin.

    “Kam marrë kaq shumë pyetje pse unë dhe Eri nuk ndjekim më njëri-tjetrin. Ai ishte dhe është vëllai im, por gjithçka ka një fund. Ju kërkojnta respektoni atë dhe të keni marrë përgjigjen tuaj.”-ka shkruar Arsimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark