ISIS ofron 1 milionë dollarë për kokën e Joannës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ISIS ofron 1 milionë dollarë për kokën e Joannës

    Insajderi
    10 April 2017 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joanna Palani është një 23-vjeçare, studente e filozofisë dhe politikës nga Danimarka. Por për kokën e saj janë ofruar 1 milionë dollarë.

    Thuhet se Joanna t’i ketë vrarë mbi 100 militantë të ISIS-it derisa luftonte së bashku me forcat Peshmerga të Kurdistanit në Irak  dhe në Siri.

    Joanna, e cila është me prejardhje kurdo-iraniane, ka lindur në një kamp refugjatësh në Ramadi, Irak, pas Luftës së parë të Gjirit, citon Syri.net.

    Ajo ka qëlluar për herë të parë me armë në moshën 19 vjeçe, kur ishte ende adoleshente, në 2014, kur la kolegjin dhe Kopenhagën për Sirinë.

    Ajo shkroi në llogarinë e saj në facebook se ishte frymëzuar për të luftuar për të drejtat e grave dhe demokracinë, për vlerat evropiane që mësoi si një vajzë daneze.

    Joanna iu bashkua kryengritjes kundër qeverisë siriane në prag të Pranverës Arabe, duke luftuar si fillim regjimin e Assad dhe pastaj ISIS-in.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark