×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ismaili i BQK’së takohet me Rashiqin, diskutojnë për rregulloren e re

    Insajderi
    07 February 2024 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka zhviluar një takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Në takim Ismaili tha se në ka shprehur gatishmëri për zgjerim të bashkëpunimit në ndihmë të komuniteteve.

    “Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, thuhet në komunikatë.

    “Gjithashtu, Guvernatori Ismaili e njoftoi Ministrin Rashiq se vetëm në katër komunat veriore,operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, vijon komunikata.

    “Guvernatori Ismaili dhe Ministri Rashiq shprehen gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të informimit sa më të plotë dhe adekuat për të lehtësuar zbatimin me sukses të kërkesave të legjislacionit vendor”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark