Një burrë ka raportuar se në Istog, një person i panjohur ka hyrë në shtëpinë e tij me forcë dhe ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti po vazhdon të hetohet.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kryer një vjedhje në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur me forcë kishin hapur derën e hyrjes dhe nga aty kanë hyr dhe kanë kryer vjedhjen. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor/Insajderi