Mbrëmë rreth orës 18:30 në Istog, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që kishte sulmuar me thikë dy vëllezërit e tij.
Siç njofton policia, sulmuesi ka arritur që të therrë vetëm njërin nga vëllezërit, kurse tjetrin e ka sulmuar fizikisht.
“I lënduari nga marrja e plagëve prej sulmit me thikë është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se ka arrestuar 15 perona, tetë prej cilëve janë në mbajtje.
Gjithsej kanë ndodhur rreth 41 aksidente, përfshirë një me të vdekur./Inasjderi