×
  • Lajme
  • Lajme

    Istog, therë me thikë vëllaun e tij

    Insajderi
    09 February 2016 - 15:03

    Mbrëmë rreth orës 18:30 në Istog, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që kishte sulmuar me thikë dy vëllezërit e tij.

    Siç njofton policia, sulmuesi ka arritur që të therrë vetëm njërin nga vëllezërit, kurse tjetrin e ka sulmuar fizikisht.

    “I lënduari nga marrja e plagëve prej sulmit me thikë është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se ka arrestuar 15 perona,  tetë prej cilëve janë në mbajtje.

    Gjithsej kanë ndodhur rreth 41 aksidente, përfshirë një me të vdekur./Inasjderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark