×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve

    Insajderi
    05 May 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës.

    Sipas njoftimit nga autoritetet italiane, hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e 32-vjeçarit dhe origjinën e 15 kilogramëve kokainë të gjetur në shtëpinë ku ai jetonte.

    Rasti ka ndodhur pasi shtëpia ku gjendej substanca është përfshirë nga zjarri dhe pas denoncimit se kishte rënë zjarr, policia ka hyrë në shtëpi, që ndodhet në Finale Emilia, në provincën e Modenës, ku gjatë kontrolleve kanë gjetur drogën, shkruan TCH.

    Ndër të tjera, janë gjendur dhe sekuestruar pajisje për përgatitjen e drogës dhe hedhjen më pas në treg, amoniak, qese plastike, peshore si dhe një fletore me emrat e klientëve dhe disa celularë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark