×
  • Lajme
  • Lajme

    Itali, të përfshirë në trafik droge, identifikohen e shpallen në kërkim 4 shqiptarë

    Insajderi
    14 May 2024 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare dhe ajo italiane janë përfshirë gjatë ditës së sotme në një operacion të përbashkët të koduar “Car Wash”.

    Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se operacioni që po zhvillohet në Itali ka për qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të narkotikëve.

    Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

    Të katërt këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale./euronewsalbania/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark