Insajderi
Insporti

Italia e ëndërron Guardiolën, por ka edhe alternativa të tjera

Insajderi
21 July 2026 - 13:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Italia e ëndërron Guardiolën, por ka edhe alternativa të tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata Italiane e Futbollit po e vazhdon kërkimin për trajnerin e ri të kombëtares, ndërsa emri më i madh në listë është ai i Pep Guardiolës.

Drejtuesit e futbollit italian po e tentojnë një lëvizje të bujshme për ta bindur trajnerin katalanas që ta marrë drejtimin e “Azzurrëve”, por operacioni konsiderohet shumë i komplikuar, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Pas ndryshimeve të fundit në strukturën drejtuese të futbollit italian, me Paolo Maldinin në rolin drejtues teknik dhe Leonardo si këshilltar, ideja është që Italia ta nisë një cikël të ri dhe të rikthehet në elitën e futbollit botëror pas mungesave të fundit në Kupën e Botës.

Guardiola shihet si profili ideal për një revolucion të tillë. Megjithatë, pengesat janë të mëdha.

Përveç aspektit financiar, pasi paga e Guardiolës do të ishte shumë e lartë për mundësitë aktuale të Federatës Italiane, trajneri spanjoll e ka shprehur dëshirën për ta marrë një pushim pas shumë viteve në nivelet më të larta të futbollit.

Në rast se marrëveshja me Guardiolën nuk realizohet, alternativa kryesore është Andrea Pirlo.

Ish-mesfushori legjendar italian konsiderohet një opsion më realist dhe e ka mbështetjen e disa drejtuesve për shkak të lidhjes së tij me futbollin italian dhe marrëdhënies së mirë me Maldinin.

Pirlo, i cili aktualisht e drejton ekipin Dubai United në Emiratet e Bashkuara Arabe, shihet si një kandidat që mund ta udhëheqë një proces rindërtimi të kombëtares.

Vetë ai më herët kishte deklaruar se ardhja e Guardiolës në bankinën e Italisë do të ishte “diçka e jashtëzakonshme” për futbollin italian.

Për momentin, Italia është mes një ëndrre të madhe – Pep Guardiola – dhe një zgjidhjeje më të arritshme – Andrea Pirlo, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark