×
  • Sport
  • Sport

    Italianët e duan De Biasin

    Insajderi
    14 March 2016 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me largimin e Antonio Conte-s drejt Chelsea-t, Federata Italiane e Futbollit është vënë në kërkim të drejtuesit të ri të bankinës së Kombëtares.

    Sipas programit italian “La Domenica Sportiva”, në garën për zëvendësuesin e Conte-s vijon të mbetet edhe Gianni De Biasi. Madje, trajneri i Shqipërisë duket se ka gjasa reale për të marrë një telefonatë me një ofertë konkrete nga presidenti i FIGC, Taveçhio.

    Mes favoritëve për bankën e të kaltërve janë tekniku i Genoa-s, Roberto Donadoni dhe ish-trajneri i Napolit dhe Interit, Walter Mazzarri, me 30 për qind të shanseve. Pas tyre klasifikohet De Biasi me 20 për qind mundësi. Trajneri i Kombëtares ka lënë pas vetes dy emra të mirënjohur, si Claudio Ranieri dhe Fabio Capello, të cilët kanë vetëm 10 për qind shanse në garën për përfaqësuesen e Italisë.

    Por, i pranishëm si opinionist në emisionin e mirënjohur, zëvendës trajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani, deklaroi se Italia nuk e ka të lehtë ta marrë De Biasin, pasi Shqipëria nuk do ta lëshojë.

    “De Biasi në krye të Italisë? Do të ishte vërtetë e vështirë ta largosh nga Shqipëria. Gjithsesi, nuk e kemi diskutuar asnjëherë këtë çështje”, tha Tramezzani gjatë emisionit.

    De Biasi e ka marrë drejtimin e skuadrës Kombëtare të Shqipërisë në vitin 2012 dhe që atëherë ka arritur ta transformojë atë në njërën prej skuadrave më të respektuara në Evropë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark