Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP.
Edhe ky edicion vjen në moderimin e Arbana Osmanit, që pa dyshim shkëlqeu në puntatën e parë, të “Big Brother VIP”, që nga look-u e deri tek lirshmëria që e karakterizon në prezantim.
Kjo, duket se nuk iu ka rënë në sy vetëm shqiptarëve, por edhe përtej detit, moderatorja është komplimentuar pa fund nga italianët.
Këtë e ka treguar vetë Arbana, në disa Instastory në Instagram, ku ka treguar se ka marrë shumë mesazhe nga ndjekësit, që i kanë dërguar postime të italianëve në Tëitter, lidhur me të dhe puntatën e parë të “Big Brother”.
Faqja “Trash TV Stellare”, që njihet për komentet dhe përshtypjet lidhur me “Grande Fratello” në Itali dhe jo vetëm, ka komentuar edhe Arbanën, duke e komplimentuar e duke risjellë në kujtesë vizitën e saj të pak ditëve më parë në Itali dhe takimet me stafin e “Grande Fratello”. “Kam parë disa pjesë nga puntata e parë dhe ndonëse nuk kam kuptuar asgjë, ajo është çmendurisht e mirë”, shkruhet në postim, referuar moderatores.
Ndërkohë, në një tjetër postim, shkruhet: “Jam duke qarë për shqiptarët, që e kanë studion identike si tonën”, krahas disa fotove nga studioja e transformuar e “Big Brother VIP” në Shqipëri, pas 4 viteve mungesë.
Ndërkohë, pasi ka ripostuar këtë “tweet”, një tjetër italiane shkruan: “Është shumë e mirë, bëni që të vijë tek ne”, referuar Arbanës, duke shprehur kështu dëshirën që ajo të prezantojë “Grande Fratello”.