Iu arrestua zyrtari dhe tenderuesi, Rama poston për kulturë, art dhe një video të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu arrestua zyrtari dhe tenderuesi, Rama poston për kulturë, art dhe një video të Prishtinës

    Insajderi
    22 January 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Prishtinës, Përparim Rama bëhet kinse s’ka ndodhur asgjë. Poston për kulturë e art derisa një zyrtar komune dhe një tenderues u ndaluan për çatinë e objektit që ra duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në lagjen “Arbëria”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Prokuroria ka quar në mbajtje dy persona si përgjegjës për rënien e kulmit të objektit të ri të Komunës në Dragodan. Zyrtarin e lartë për ndërtim, Ylber Jashari dhe Behxhet Baftjaraj – personi përgjegjës i kompanisë ndërtuese “NBT-ING”.

    Këto arrestime janë bërë sot pas hetimeve nga prokuroria. Kjo ngjarje nuk i ka bërë shumë përshtypje Ramës i cili zgjodhi të merret me art e kulturë.

    Në rrjetin social “Facebook”, Rama ka postuar një njoftim për strategji për art dhe kulture në kryeqytet dhe më pas një video nga Tik-Toku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark