×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy personat që u arrestuan për rënien e kulmit në objektin e Komunës së Prishtinës

    Insajderi
    22 January 2024 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se janë arrestuar dy persona që lidhen me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” me 18.01.2024.

    Insajderi ka mësuar se personat e arrestuar janë Bekim Baftjaraj – personi përgjegjës I kompanisë ndërtuese  “NBT-ING” dhe tjetri është zyrtari i Komunës së Prishtinës, Ylber Jashari.

    Ylber Jashari është zyrtar i lartë për ndërtim në komunë.

    Prokuroria përmes njoftimit për media tha se në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B

    “Prishtinë, 22 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim../Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark