Insajderi
Lajme

Iu dha grant vëllait të Fitore Pacollit – Latifi tallet: Nga vetëvendosje në vetëshërbim

Insajderi
16 November 2024 - 12:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Iu dha grant vëllait të Fitore Pacollit – Latifi tallet: Nga vetëvendosje në vetëshërbim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë, ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacoll.

Latifi tha se Vetëvendosje ka kaluar në vetëshërbim.

 ”..From self-determination to self-service…” , që në gjuhën shqipe i bie “nga vetëvendosje në vetëshërbim”.

Vëllau i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, është shpërblyer me grant 100 mijë euro prej Ministrisë së Bujqësisë.

Granti prej 100 mijë eurove, Pacollit i ishte ndarë për ndërtimin e stallës dhe për lopë qumështore.

Në anën tjetër, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se nuk vlerëson e as favorizon individë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark