Iu vunë kamera në shtëpi, zbulohet sesi babai ngacmonte seksualisht vajzën 8-vjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu vunë kamera në shtëpi, zbulohet sesi babai ngacmonte seksualisht vajzën 8-vjeçare

    Insajderi
    01 April 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 62-vjecar nga Korça është arestuar në pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 8 vjeç. Jani Kallanxhi u arrestua mëngjesin e sotëm pas denoncimit që ka bërë në prokurori një punonjëse sociale e Bashkisë së Korçës.

    Punonjësja sociale kishte komunikuar rreth një javë më parë me të miturën para se bashkia të strehonte vogëlushen dhe dy prindërit e saj, deri atëherë të pastrehë, në një apartament në lagjen 18 të qytetit.

    Gjatë bisedës, vajza kishte kryer veprime e gjeste që tregonin frikë. Bazuar në to, punonjësja sociale e bashkisë ngriti dyshime se e mitura abuzohej seksualisht dhe e referoi rastin ne prokurorinë e Korçes.

    Për  të vërtetuar dyshimet, me lejen e organit të akuzës, në apartamentin e familjes Kallanxhi u vendos kamera. Pamjet e regjistruara treguan se babai 62-vjeçar prekte vajzën e tij të mitur në pjesë intime të trupit.

    Pas kësaj Jani Kallanxhi u vu në pranga nga policia, ndërsa e bija 8-vjeçare u dërgua në një qendër sociale në Tiranë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse e mitura është dhunuar seksualisht.

    62-vjeçari Jani Kallanxhi është i papunë dhe njihet si person i alkoolizuar.

    Ndërsa bashkëshortja e tij vuan nga shqetësime të shëndetit mendor. Çifti ka vetëm këtë vajzë, të cilën pas lindjes, e dërguan në shtëpinë e fëmijës. Por pas disa vitesh e morën sërish. 8-vjeçarja është fëmijë me aftësi të kufizuara. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark