Insajderi
Insporti

Ivan Schranz pas shortit: Kosovën nuk e njoh shumë, por deri në mars do të jemi plotësisht gati

Insajderi
20 November 2025 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ivan Schranz pas shortit: Kosovën nuk e njoh shumë, por deri në mars do të jemi plotësisht gati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i Slavia Pragës dhe i përfaqësueses së Sllovakisë, Ivan Schranz, ka reaguar pas shortit të playoff-it ku Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinale për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Schranz ka pranuar se aktualisht nuk ka shumë njohuri rreth ekipit të Kosovës, por theksoi se në këtë fazë çdo kundërshtar është i rrezikshëm dhe duhet marrë me seriozitet maksimal.

“Nuk kam pasur favorit se me kë do të doja të përballesha, sepse secili kundërshtar në playoff është i fortë. Nuk di shumë për Kosovën për momentin, por deri në mars do të kemi mjaftueshëm informata dhe do ta analizojmë në mënyrë të përkryer,” ka deklaruar ai, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi 32-vjeçar shtoi se fakti që ndeshja do të zhvillohet në shtëpi është një avantazh i madh për Sllovakinë.

“Jam i lumtur që do të luajmë në shtëpi. Besoj se tifozët do të jenë në numër të madh dhe do të na përkrahin,” u shpreh ai.

Në këtë sezon, Schranz ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me dy gola dhe një asistim, formë që e bën një nga armët më të rrezikshme të Sllovakisë në sfidën e marsit.

Playoffi pritet të jetë një duel i fortë, teksa të dyja skuadrat luftojnë për biletën e artë drejt Kupës së Botës 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark