×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivica Daçiq: Është nder për mua të jem në krye të organit më të lartë shtetëror

    Insajderi
    21 October 2020 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për çdo politikan nderi më i madh është të jesh kryetari i organit më të lartë shtetëror dhe bartësi i pushtetit kushtetues dhe legjislativ në Republikën e Serbisë, deklaroi kryetari Partisë Socialiste Serbe Ivica Daçiq për Tanjug, pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi se ministri aktual i jashtëm në të ardhmen do të jetë në krye të parlamentit.

    Daçiq falënderoi Vuçiqin për atë propozim, me mesazhin se vetëm “një Serbi e bashkuar mund t’i përgjigjet sfidave që po na presin në periudhën e ardhshme”.

    Mbrëmë, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe, Vuçiq njoftoi se SPS dhe SPAS do të jenë në qeverinë e re, si dhe se udhëheqësi i socialistëve, Ivica Daçiq, do të jetë kryetari i ri i parlamentit.

    Kryetar i PPS gjithashtu njoftoi se qeveria e re do të jetë me një kohëzgjatje të kufizuar dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, më 03 prill 2022./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark