×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Izetbegoviq pranoi humbjen në Sarajevë ndërsa Dodik në Banjallukë

    Insajderi
    16 November 2020 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Veprimit Demokratik (SDA), presidenti i së cilës është Bakir Izetbegoviq dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut, kanë humbur pushtetin në qytetet më të mëdha të Bosnje dhe Hercegovinës: Sarajevë dhe Banjallukë.

    “SDA ka humbur tre komuna të rëndësishme në kantonin e Sarajevës. Dhe ishte vështirë për t’i mbajtur, duke pasur parasysh që të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, ka deklaruar Bakir Izetbegoviq në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje.

    Ndërsa kryetari i SNSD-së, Millorad Dodik pranoi humbjen në Banjallukë, e cila është qendra administrative e Republikës Serbe të Bosnjës.

    “Banja Lluka zgjodhi në mënyrë demokratike dhe ne e respektojmë atë zgjedhje. Qytetarët e Banjallukës kanë vendosur”, tha Dodik.

    Në qytetin e Banjallukës, fitoi kandidati i opozitës, Drashko Stanivukoviq, nga Partia e Përparimit Demokratik (PDP). Ai deklaroi në konferencën për shtyp se Banja Lluka do të jetë qyteti i të gjithë qytetarëve./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark