Insajderi
Botë

Izrael, 11 persona humbin jetën nga ethet e Nilit Perëndimor

Insajderi
04 July 2024 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izrael, 11 persona humbin jetën nga ethet e Nilit Perëndimor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet shëndetësore izraelite kanë bërë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sëmundja infektive e virusit të Nilit Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 153 pacientë janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor në një shpërthim të vazhdueshëm. Shumica e pacientëve janë nga rajoni qendror i vendit.

Autoritetet u kërkuan gjithashtu zyrtarëve lokal që të intensifikojnë përpjekjet e monitorimit dhe asgjësimit të mushkonjave, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut dhe masave parandaluese.

Virusi transmetohet te njerëzit përmes mushkonjave që ushqehen me zogj të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje trupi, si dhe të vjella.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark