Insajderi
Botë

Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje pas raundit të pestë të bisedimeve

Insajderi
26 June 2026 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje pas raundit të pestë të bisedimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani kanë nënshkruar një kornizë trepalëshe marrëveshjeje pas raundit të pestë të bisedimeve diplomatike.

Bisedimet përfshinë diskutime mbi një propozim të mbështetur nga SHBA-ja, sipas të cilit forcat izraelite do t’ia dorëzonin një pjesë të territorit që aktualisht e mbajnë nën kontroll ushtrisë libaneze, raporton AlJazeera

Para nisjes së bisedimeve, Libani kërkonte tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga territori i tij. Ndërkaq, për Izraelin, pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte se çdo tërheqje duhet të kushtëzohet me çarmatimin e plotë të Hezbollahut dhe me garancinë se grupi nuk do të rivendosë praninë e tij ushtarake përgjatë kufirit.

“Ky është fillimi i fillimit,” tha Rubio gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

“Ka shumë punë përpara. Sot është hapi i parë, dhe hapi i parë ndonjëherë është më i vështiri.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark