Insajderi
Botë

Izraeli sulmon Bejrutin, shënjestron shefin e Hezbollahut

Insajderi
23 November 2025 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli sulmon Bejrutin, shënjestron shefin e Hezbollahut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Izraeli ka sulmuar përmes ajrit kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, për herë të parë pas disa muajsh.

Ushtria izraelite bëri të ditur se kishte në shënjestër shefin e shtabit të Hezbollahut.

“Pak kohë më parë, në zemër të Bejrutit, IDF sulmoi Shefin e Shtabit të Hezbollahut, i cili kishte udhëhequr ndërtimin dhe riarmatimimin e organizatës terroriste”, tha Zyra e Netanyahut.

“Kryeministri Netanyahu urdhëroi sulmin me rekomandimin e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të IDF-së”, shtoi ajo.

“Izraeli është i vendosur të veprojë për të arritur objektivat e tij kudo dhe në çdo kohë”.

Në njoftim nuk bëhet e ditur nëse shefi i shtabit, Ali Tabtabai, ishte vrarë si shkak i sulmeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark