Izraeli vlerëson se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë, sipas një zyrtari ushtarak izraelit.
Zëdhënësi i ushtrise izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.
Daniel Hagari thotë se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë, shkruan CNN.
“Nëse zbulojmë kërcënime specifike që kanë një kohë më të shkurtër mbërritjeje, ne do t’ju përditësojmë menjëherë. Ne ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Ne i kuptojmë këto kërcënime dhe i kemi trajtuar ato në të kaluarën”, tha Hagari. /Insajderi.org/