Izraelitët rrëzojnë statujën e kryeministrit Benjamin Netanyahu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraelitët rrëzojnë statujën e kryeministrit Benjamin Netanyahu

    Insajderi
    06 December 2016 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e kryeqytetit Izraelit në Tel Aviv, nuk e kanë pritur se do të shohin një statujë të madhe të artë të udhëheqësit izraelit të martën në mëngjes.

    Statuja e kryeministrit Benjamin Netanyahu e gjatë 4.5 metra u shfaq në afërsi të baskisë, raporton BBC.

    Statuja e artë u rrëzua nga disa kalimtarë pak para përfundimit të afatit në mesditë, për largimin e saj. Skulptori i statujës “Mbreti Bibi” është artisti, Itay Zalait, mirëpo statuja e tij është larguar pasi që zyrtarët kanë thënë se statuja ishte ngritur pa leje.

    “Shumë njerëz në Izrael i referohen Benjamin Netanyahu si” Mbreti Bibi “, kështu që ishte e natyrshme për të vënë mbretin në sheshin e mbretërve, emri i mëparshëm i sheshit Rabin’,’ ka thënë Zalait për agjencinë e lajmeve AP.

    Zalait ka bërë dy muaj të gdhend statujën, para se ai të vendos atë në një piedestal të bardhë në sheshin Rabin brenda natës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark