Ja çfarë shkakton në tru mungesa e gjumit - Insajderi
×
LifeStyle

Ja çfarë shkakton në tru mungesa e gjumit

Insajderi
31 January 2020 - 11:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stresi, aktivitetet e përditshme dhe problemet e ndryshme janë disa nga faktorët që shkaktojnë çrregullimet e gjumit.

Benefitet e një gjumi të rregullt tanimë dihen. Gjumi i rregullt rigjeneron sistemin imunitar, sistemin respirator, nivelin e energjisë, e lejon trurin t’i procedojë informacionet në mënyrë efikase dhe e bën rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Për të dëshmuar rëndësinë e gjumit të rregullt, një ekip i nerushkencëtarëve, i udhëhequr nga Michele Bellesi, nga Universiteti Marche në Itali, ka bërë një eksperiment ne minj, të cilët i kishte ndarë në dy grupe.

Grupi i parë i minjve kishte bërë gjumë mjaftueshëm, kurse grupin tjetër nuk e kishin lejuar të bëjnë më shumë se 8 orë gjumë.

Duke vrojtuar aktivitetin e qelizave përgjegjëse për gjumin, shkencëtarët kishin vërejtur se grupi i dytë, të cilët kishin fjetur më pak se 8 orë kishin aktivitet më të ulët psikik, në krahasim me minjtë që kishin fjetur mjaftueshëm si dhe qelizat nervore të tyre kishin filluar të shkatërrohen.

Duke marrë parasysh që fiziologjia e minjve është e ngjashme me atë të njerëzve, këto rezultate vlejnë edhe për njerëzit.

Si përfundim, ky studim edhe një herë ka vërtetuar rëndësinë e gjumit për mbarëvajtjen e shumë proceseve në organizëm.

Disa metoda që ju ndihmojnë të flini më lehtë janë:

-Praktikoni meditimin

-Krijoni një ambient të errët kur flini

-Bëni aktivitete fizike

-Shkoni në shtrat gjithmonë në të njëjtën kohë

-Mos pini shumë kafe


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark