×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja cila është arsyeja e fortë pse duhet të pini kafe çdo ditë

    Insajderi
    27 February 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e kafesë është e mirë për depresionin sezonal.

     Ata zbuluan se konsumimi i 75 mg kafeinë (ekuivalente me një filxhan kafe) çdo 4 orë mund të rezultojë në përmirësim të qëndrueshëm të humorit gjatë gjithë ditës.

    Këto gjetje treguan gjithashtu se pirja e rregullt e kafesë mund të rrisë vigjilencën dhe të përmirësojë sjelljen njohëse.

    20 për qind e të rriturve të anketuar thanë se ndjenin përmirësimin e humorit pasi kishin pirë kafe. Gjithashtu, 29 për qind prej tyre theksuan se ndiheshin më energjikë, ndërsa 21 për qind thanë se kafeja i bën të ndiheshin më vigjilentë dhe të përqendroheshin më mirë.

    Giuseppe Grosso, profesor në Universitetin e Katanias, tha se ka prova që sugjerojnë se mikronutrientët në kafe mund të lëvizin nga gjaku në tru dhe të ndihmojnë me përgjigjen neuroinflamatore të trupit dhe formimin e neuroneve të reja, duke reduktuar rrezikun e çrregullimeve njohëse dhe emocionale.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark