Insajderi
Showbiz

Ja çka deklaroi Elijona pas fitores së Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4

Insajderi
28 February 2026 - 08:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ja çka deklaroi Elijona pas fitores së Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar pas përfundimit të spektaklit, ku arriti të rrëmbejë vendin e dytë.

Elijona u shpreh krenare për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend, duke theksuar se ky rezultat ka tejkaluar pritshmëritë e saj.

“Jam shumë krenare me veten, vendin e dytë as nuk e kam paramenduar kur kam hy në Big. Ju dua të gjithëve”, tha ajo.

Elijona falënderoi publikun për mbështetjen gjatë gjithë eksperiencës në reality show, duke lënë të kuptohet se kjo eksperiencë do të mbetet një ndër më të rëndësishmet në jetën e saj.

Renditja përfundimtare e edicionit të katërt ishte:

Vendi i pestë: Hygerta

Vendi i katërt: Klodi

Vendi i tretë: Ludo

Vendi i dytë: Elijona

Ndërsa fituesi i madh i këtij sezoni u shpall Londrimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark