Po pritej gjatë reagimi i Mozzik ndaj ngjarjeve të fundit, tani në mënyrë indirekte reperi tha pak por që kuptohet shumë.
Kjo pasiqë ai është parë bashkë me Loredanën, disa muaj pas konfirmimit të ndarjes, duke nxitur thashetheme për ribashkimin e mundshëm.
Fillimisht, dyshja ishin filmuar bashkë në një dyqan në Gjermani, ndërsa më pastaj u panë bashkë në një hotel në Prishtinë.
Pas gjithë këtyre, Mozzik përmes postimit të fundit, ka dërguar një ‘mesazh’, me të cilin kërkon që ta lënë të gjithë të qetë.
“Ndaloni spiunimin”, tha Mozzik në mbishkrimin që ua ka lënë fotografive të fundit.
Kujtojmë se Mozzik ende po shijon suksesin e albumit “Mozzart”, ndërsa po punon për këngë të reja.