Bashkimit Evropian pret që çështja e mandatit të EULEX-it të finalizohet para 14 qershorit.

“Siç e dini, mandati aktual i EULEX-it përfundon më 14 qershor 2016, BE-ja dhe Kosova kanë finalizuar diskutimet mbi praninë e EULEX-it përtej qershorit. Ne presim një vendim para 14 qershorit,” thonë për Tribuna Channel, në zyrën për medie të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Kuvendi i Kosovës, siç dihet, së fundmi ka nisë të funksionoi me rregull pas kthimit të partisë më të madhe opozitare në vend – Vetëvendosje, në Kuvend. /Insajderi.com