×
Insajderi / Insajderi

Ja kur do të funksionalizohet qendra për qentë endacakë në Prishtinë

Insajderi
11 March 2023 - 11:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Në kryeqytetin e Kosovës, besohet se janë diku rreth 10 mijë qene endacak.

‘’Në Prishtinë janë rreth 10,000 qen endacakë, kurse në mbarë Kosovën thuhet se numri i tyre arrin në 250 mijë, sipas nje raporti.’’– ka thënë asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Pëllumb Bajqinovci.

Prania e madhe e qenve endacak në rrugët e kryeqytetit është bëre e zakonshme, ku shpeshherë qytetarët janë sulmuar.

Komuna e Prishtinës, në vitin 2022, kishte ndarë 356mijë euro, për trajtimin e qenve endacak, ku do të përfshihej edhe ndërtimi i një strehimore.

Strehimorja ishte parapara që ketë fillim vit të funksionalizime, mirëpo sipas menaxherit të Qendrës së Trajtimit të qenve endacakë, Habib Qorri, se si pasojë e motit të ligë, janë detyruari t’i ndërpresin punimet.

Sipas Qorrit, strehimorja për qentë do të funksionalizohet brenda disa dite.

“Qendra për trajtimin e kafshëve, më saktësisht të qenve endacakë, është të them në fazën finale të realizimit të punimeve.”- ka thënë Qorri për EO.

Ai ka deklaruar se kapaciteti i kësaj qendre është i mjaftueshëm, do të ketë veterinare, ndihmës si dhe persona të cilët do të kujdesën për strehimoren.

‘’ Kapaciteti është i mjaftueshëm ashtu siç parashihet me udhëzime administrative për arsye se aty vazhdimisht duhet të kemi një veterinar, varësisht prej nevojës mund të rritet kapaciteti për intervenime mirëpo, sipas përvojës që kemi deri më tani operatorët që kemi pasur një veterinar mund të trajtojë 7 deri në 8 qen brenda ditës..’’- ka deklaruar ai

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark