Kohë më parë u hapen audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej vitesh “Big Brother”, ndryshe nga herët tjera, këtë vit pjesë e shtëpisë më të madhe do të jenë njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Në media rozë janë përfolur vazhdimisht dy moderatoret, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca si prezantuese të këtij spektakli “VIP”. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, por këtë vit kanë hyrë në garë edhe figura të njohura të “Top Channel”, si Fjoralba Ponari, Bora Zemani.
Lexo Edhe:
A po “Për’puthen” jashtë emisionit Sindi dhe Blerimi
Por, burime të “Kryefjala” kanë zbuluar se Arbana ka qenë në studiot e televizionit, ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë televizionin dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani të jetë drejtuesja e “Big Brother VIP”.
Ky reality-show pritet të fillojë transmetimin në tetor të këtij viti nën moderimin e Arbanës dhe me personazhe të njohura të skenës publike.