×
  • Sport
  • Sport

    Ja me cilin kundërshtar do ta nisë Kosova kampanjën për Ligën e Kombeve

    Insajderi
    09 February 2024 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta nisë në shtëpi rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s, pasi për kundërshtare të parë do ta ketë Rumaninë.

    Ndeshja Kosovë – Rumani luhet më 6 shtator.

    Ndërkaq, tri ditë më vonë, djemtë e Kosovës i shkojnë mysafirë Qipros.

    Edhe ndeshjen e tretë, që do të luhet më 12 tetor, Kosova do ta zhvilloj në udhëtim kundër Gjibraltarit ose Lituanisë (këto dy skuadra do të luajnë për play-out, dhe fituesi do t’i bashkohet grupit të Kosovës).

    Tri ditë më vonë, në “Fadil Vokrri” vjen kombëtarja e Qipros, me çka përmbyllen edhe ndeshjet e muajit tetor.

    Në nëntor, Kosova zhvillon dy ndeshje – më 15 tetor i shkon Rumanisë në shtëpi, kurse ndeshjen e fundit, Kosova do ta luajë në shtëpi, më 18 nëntor, kur pret Gjibraltarin ose Litaninë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark