BE-ja ndalon shitjen e armëve në kuadër të luftës kundër terrorizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE-ja ndalon shitjen e armëve në kuadër të luftës kundër terrorizmit

    Insajderi
    21 December 2016 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas më shumë se një vit negociata tepër të vështira, tri institucionet kryesore evropiane, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Evropian, më në fund kanë arritur një marrëveshje sa i përket ligjeve për pajisjen me armë, si kundërpërgjigje ndaj akteve terroriste që kanë goditur së fundmi kontinentin e vjetër.
    Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të ndaluar shitjen e armëve gjysmë automatike, por dhe llojet e tjera. Njerëzit në të gjithë BE-në tani do të duhet të zhvillojnë kontrolle mjekësore para se të licencohen për të blerë armë zjarri. Po ashtu, shitjet online të tyre do të kufizohen.

    Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Evropian, e quajti marrëveshjen një “moment historik” për kontrollin e armëve në BE. Zyrtari i lartë tha se, Brukseli ka luftuar shumë për një marrëveshje ambicioze që redukton rrezikun e të shtënave në shkolla, kampe verore apo sulmet terroriste në përgjithësi.

    Shtetet në të gjithë Unionin do të fillojnë të ndajnë më shumë informacion me njëri-tjetrin sa i përket shitjes së armëve, duke kufizuar edhe çdo lloj mundësie që ato të shiten në tregun e zi. Në Bashkimin Evropian pronësia e armëve është më e ulët në krahasim me SHBA.

    Sipas statistikave zyrtare, vetëm 1 në 10 qytetarë evropianë, ose 10%, kanë armë zjarri, ndërkohë që në Amerikë 41% e familjeve janë të pajisura.

    Megjithatë, për marrëveshjen e re pati edhe kontestime. Republika Çeke dhe Suedia protestuan duke thënë se ndalimi do të dëmtojë ata që përdorin armë zjarri në mënyrë të ligjshme për sport apo gjueti./TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark